Mercedes E-Klas edicioni special nga Lorinser
06/02/2010 - 07:27
Kompania me renome botërore për ri-modelimin e makinave Mercedes-Benz, Lorinser ka ri-modeluar modelin E Klas 2010 duke i ndryshuar si pamjen e jashtme ashtu edhe atë të brendshme.
Linser thotë se i ka dhënë këtij modeli një "elegancë sportive" duke i ndryshuar pjesët e jashtme të makinës të cilat lehtë mund të vërehen në krahasim me versionin standard të këtij modeli. Poashtu ka të integruara drita LED. Mirëpo ky modifikim nuk përfshinë edhe ndryshime në motorr, por zyrtarë nga kompania Linser thonë se një motorr i ri është duke u punuar. Kompania gjermane ofron një shumëllojshmëri të rrotave të cilat edhe më shumë e rregullojnë pamjen e këtij modeli. Interiori i makinës poashtë ka pësuar disa ndryshime. Pedalet e aluminit, tepihë të rinjë në dysheme, pragjet e dyerëve të ndriçuara, dhe një instrument për majten e shpejtësisë me maksimumi 330 Km/h. Dukagjin Qollaku Prizren (06/02/2010 - 22:29:08)
Pershendetje AutoKerkimi.Besoj te ja kaloni mir, per risit qe keni sjelle deri tani rreth automjeteve jeni perfket.Veq suksese... shnetje dugi.
Komento
|
Lajmet e fundit
|