Smart paraqet konkursin për dizajnimin e modelit të ri
07/02/2010 - 11:57
Smart nuk është duke e kufizuar dizajnin e modelit të ri vetëm tek dizajnerët e vet por u ka dhënë mundësinë të gjithë dizajnerëve të makinave që të japin idetë e tyre duke e paraqitur kështu një konkurs mbarë botëror për dizajnimin e modelit të ri për dy persona.
Pjesëmarrësit do të kenë qasje në një web faqe të dedikuar për këtë qëllim ku do të pajisen me materialet dhe instruksionet e nevojshme. Smart ka thënë se çmimet do të sillen rreth 7,205 dollarë amerikan për këtë garë."Smart është duke kërkuar dizajnin më të mirë." - thuhet në një deklaratë të kompanisë. "Konkursi për dizajnimin e modelit të ri u ofron të gjithë vozitësve dhe fansave të Smart një platformë ku ata do të paraqesin kreativitetin e tyre." Dizajnet mund të dërgohen online deri më 23 Shkurt. Një juri e pavarur ekspertësh do të bëj vlerësimin dhe fituesi do të zgjidhet në bashkëpunim edhe me të gjithë komunitetin e Smart përmes votimit. Fituesit do të njoftohen më 26 Shkurt. Komento
|
Lajmet e fundit
|