Honda del me konceptin më të ri 3R-C
25/02/2010 - 13:53
Honda do të prezentoj konceptin elektrik me bateri 3R-C në panairin automobilistik në Gjenevë në muajin Mars të këtij viti. Dizajni me tri rrota do të bëj debutimin e tij së bashku me konceptin më tradicional EV-N i cili është paraqitur edhe më herët në vitin 2009 në panairin automobilistik në Tokio. Koncepti 3R-C është punë e Honda Research & Design në Milano.
Honda, modelin e saj 3R-C e quan një indikator se si mund të duket në të ardhmen një mjet transporti për qytet për një person. Specifikacione të tjera për këtë koncept nuk janë publikuar.
Komento
|
Lajmet e fundit
|