AutoKerkimi.com™ | Ballina
Këshilla: Vozitja natën
17/03/2011 - 00:57
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
Sipas disa hulumtimeve, niveli i aksidenteve me fund fatal natën është tri herë më i madh se ditën. Ne do ti paraqesim disa këshilla për vozitje më të sigurtë natën.

Ekzistojnë shumë rreziqe të lidhura me vozitjen natën dhe shumica prej nesh nuk kemi njohuri si të përballemi me to. Arsyeja kryesore pse vozitja natën është e rrezikshme është normalisht errësira. 90% e reagimit të vozitësit është e bazuar në shikueshmëri e cila natën është e kufizuar në një masë të madhe.

( )

Përceptimi i largësisë, ngjyrave dhe pamja anësore është mjaftë e zvogëluar kur perëndon dielli dhe sa më e madhe mosha aq më e vogël shikueshmëria. Një 50 vjeçari do ti duhej 2 herë më shumë dritë për të shikuar se një 30 vjeçari.

( )

Lodhja është edhe një kontribues i madh në shkaqet e aksidenteve natën e cila zvogëlon shpejtësinë e reagimit dhe ul nivelin e koncentrimit.

( )

Alkoholi ka "meritat" më të mëdha për aksidentet në trafik, duke shkaktuar rreth 50% të aksidenteve fatale në komunikacion. Kjo i bën mbrëmjet e fundjavës më të rrëzikshme, pasiqë më së shumti aksidente fatale si shkak i alkoholit ndodhin në mbëmjet e fundjavës. Kështu që JU LUTEMI, saqo që ndiheni mirë, MOS PINI DHE VOZISNI.

( )

Ekzistojnë disa gjëra të cilat mund të zvogëlojnë sadopak rrezikun e të voziturit natën:

( )
    ( )
  • Pastroni rregullisht dritat e përparme, dritat e prapme, indikatorët në kroskot (tabela ndriquese që keni përballë) dhe dritaret brenda dhe jashtë.
  • ( )
  • Bëjeni rregullimin e dritave të përparme. Dritat e përparme jo të koordinuara mirë (më poshtë ose më lartë se niveli i duhur) mund të ndikoj në shikueshmërinë e  shoferëve përballë dhe në të njejtën kohë nuk e ndriqon rrugën sa duhet për ju. 
  • ( )
  • Alkoholi seriozishtë ndikon në aftësitë tuaja të vozitjes. Ai gjithashtu ndikon si depresues. Një gotë e vetme mund të sjell fatkeqësi. 
  • ( )
  • Mos pini duhan gjatë vozitjes natën. Tymi i duhanit zvogëlon pamjen natën. 
  • ( )
  • Të të shohin është aq me rëndësi sa edhe të shohësh, andaj ndezni dritat e përparme edhe atëherë kur nuk ju nevojiten. Kjo i ndihmon shoferët përball që ta vërejnë makinën tuaj më mirë.
  • ( )
  • Ndizni dritat e gjata sa herë dyshoni që ka diçka në rrugë.
  • ( )
  • Rritni distancën nga makina përpara jush, pasiqë është më e vështirë të përcaktohet distanca dhe shpejtësia natën.
  • ( )
  • Nëse jeni mbrapa ndonjë makine, sigurohuni që nuk i keni të ndezuar dritat e gjata pasiqë kjo mund të ndikoj fatalisht në shoferin para jush.
  • ( )
  • Nëse makina që vjen përball jush nuk i ndal dritat e gjata, mos e shikoni direkt, por përpiquni të drejtohuni me anë të vijës së mesit të rrugës duke shikuar pak majtas.
  • ( )
  • Në udhëtime të gjata ndaloni më shpesh dhe ushqehuni lehtë apo pini pije energjike për të rritur nivelin e koncentrimit. Gjithashtu pak zgjatje të muskujve nuk do të bënte keq për trupin tuaj. 
  • ( )
  • Muzgu është koha më e keqe për të vozitur pasiqë sytë tuaj vazhdimisht i përshtaten ndryshimeve të nivelit të dritës dhe kjo mund të sjell deri në lodhje të syve. Keni kujdes të shtuar kur vozisni në këtë pjesë të ditës. 
  • ( )
  • Dhe mbi të gjitha, përpiquni që të qëndroni brenda kufizimeve të shpejtësisë, në të gjitha rastet, qoftë ditën apo natën.
  • ( )


Komento
Emri*:
E-mail adresa*:
Komenti*:
NJOFTIM: AutoKerkimi.com mban të drejtën e mos-publikimit të të gjitha komenteve fyerëse, që nuk kan të bëjnë me temën dhe/apo bëjnë reklamimin e web faqeve apo produkteve të tjera.
Lajmet e fundit
Të gjtiha informacionet lidhur me makinat që gjenden në web faqen tonë janë përgjegjësi drejtëpërdrejt e pronarëve të makinave apo auto salloneve përkatëse. Autokerkimi.com nuk mban asnjë përgjegjësi lidhur me saktësinë e informacioneve.

© Copyright, 2009 - 2014. Autokerkimi.com - Të gjitha të drejtat e rezervuara.