AutoKerkimi.com™ | Ballina
Më shumë rreth AutoKerkimi.com

Projekti AutoKerkimi.com është projekti më i madh dhe më profesional i llojit të vet në Kosovë. AutoKerkimi.com tanimë është lider në tregun e Kosovës të bëhet lider sa i përket tregut online për makina.

AutoKerkimi.com është një web portal i cili mundëson që auto sallonet dhe personat privat të bëjnë publikimin e të gjitha llojeve të makinave për shitje, por në të njejën kohë u ofron vizitorëve mundësi të mirë për blerjen e makinës së ëndërrave të tyre.

AutoKerkimi.com është punuar në atë mënyrë që të jetë i lehtë për përdorim dhe manovrim për të gjitha shtresat e popullësisë në mënyrë që ta kenë sa më të lehtë marrjen e informacioneve të nevojshme.

Personat që janë të interesuar të blejnë një makinë, në këtë web site mund të specifikojnë saktë kërkesat e tyre (si p.sh.: marka, modeli, viti i prodhimit, lloji i karburantit, etj.) duke iu mundësuar kështu që të marrin ofertën më të volitshme dhe që iu përshtatet më së shumti me kërkesat e tyre.

Kjo web faqe iu ndihmon auto salloneve dhe personave privatqë të shesin makinat e tyre dhe sidomos është me interes të lartë tek popullata pasiqë i marrin të gjitha në një vend, duke iu shmangur kështu shpenzimeve të kota të transportit deri tek auto sallonet e ndryshme apo shpenzimeve të telefonatave të gjata thjesht për tu informuar për një makinë. Andaj falë AutoKerkimi.com këto shpenzime mund të reduktohen në maksimum si dhe është mënyrë shumë më e lehtë për të ardhur deri tek momenti i blerjes së makinave.

Duke u bazuar në shtetet e Bashkimit Evropian në të cilat 2/3 e tregëtisë së makinave bëhet përmes projekteve të ngjajshme me AutoKerkimi.com, u vendos që të krijohet ky projekt që edhe populli i Kosovës të ketë një pasqyrë të përgjithshme të tregut të makinave.

Një projekt i përmasave të tilla nuk ekziston në Kosovë, andaj AutoKerkimi.com pritet që të jetë njëra ndër web faqet më të vizituara kosovare, duke i shtuar këtu marketingun që do ti bëhet nga ana e kompanisë Sfera Interactive pasiqë marketingu është njëra ndër shërbimet kryesore. Kështu që në mënyrë indirekte do ti bëhet marketing të gjithë atyre që promovojnë bizneset apo produktet e tyre në këtë web faqe.

Në një të ardhme jo shumë të largët, është e planifikuar që në bashkëpunim me ndonjërën prej bankave në Kosovë në këtë web portal të integrohen edhe inovacione të tjera.

AutoKerkimi.com në mënyrë indirekte ka për qëllim të rrit konkurencën në tregun e makinave dhe në këtë mënyrë mund të vjen deri tek risitë dhe/apo zbritjet e çmimeve (sado e vogël të jetë) e që do të jetë në të mirë të popullsisë.

Lajmet e fundit
Të gjtiha informacionet lidhur me makinat që gjenden në web faqen tonë janë përgjegjësi drejtëpërdrejt e pronarëve të makinave apo auto salloneve përkatëse. Autokerkimi.com nuk mban asnjë përgjegjësi lidhur me saktësinë e informacioneve.

© Copyright, 2009 - 2010. Autokerkimi.com - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Technology powered by: Sfera Interactive